Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar sot Indeksin e Paqes Globale, i cili rendit vendet në bazë të nivelit të tyre të paqes.
Indeksi mbulon 162 shtete të pavarura, përkatësisht 99.6 për qind të botës.
Indeksi vlerëson nivelin e sigurisë në shoqëri, shkallën e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe shkallën militarizmit.
Kosova radhitet në vendin e 69-të në këtë indeks. Ajo ndodhet në fushën e verdhë, e cila përfshin vendet me shkallë të mesme të paqes.
Në bazë të këtij indeksi, Islanda është vendi më paqësor, ndërsa Siria më i rrezikshmi.