Ndërlidhjet

Engel: Serbia duhet të ndalojë gjuetinë e shtrigave


Eliot Engel
Eliot Engel

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, i ka bërë thirrje Qeverisë së Sllovenisë që të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën nga autoritetet sllovene, në bazë të një fletarrestimi të Serbisë, të lëshuar 11 vjet më parë.

“Ramush Haradinaj është liruar dy herë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi dhe duhet të jetë i lirë nga shqetësime të tilla. Derisa shpresoj se ky ka qenë një veprim i gabueshëm, mendoj se Qeveria e Sllovenisë dhe sistemi gjyqësor mund ta korrigjojnë atë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpi në Kosovë”, ka thënë Engel përmes një deklarate me shkrim.

“Por, për të siguruar se gabimet e tilla nuk do të përsëriten, Beogradi duhet të tërheqë ‘Kartat e Kuqe’ nga Interpoli, të cilat edhe shkaktojnë problemin. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me qëllimet e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia vërtet dëshiron të tregojë se është e gatshme që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”, ka shtuar Engel.

XS
SM
MD
LG