Ndërlidhjet

Gjermania arreston gazetarin e Al-Jazeeras


Ilustrim
Ilustrim

Al-Jazeera ka bërë të ditur se njëri prej gazetarëve të saj kryesorë ëhstë arrestuar në Gjermani, me kërkesë të Egjiptit.

Ahmed Mansour, i cili punon për shërbimin në gjuhën arabe të Al-Jazeeras, është kapur para se të merrte fluturimin nga Berlini në Katar.

Policia gjermane ka thënë se autoritetet në Egjipt kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Mansourin.

Vitin e kaluar, drejtësia në Kajro e ka dënuar atë në mungesë me 15 vjet burgim, nën akuzat për torturë.

Al-Jazeera thotë se akuzat kundër Mansourit, i cili ka edhe shtetësi britanike, edhe egjiptiane, janë absurde dhe të rreme.

Mansour pritet të dalë të hënën para gjykatësit gjerman.

XS
SM
MD
LG