Ndërlidhjet

Al Shabab kryen edhe një sulm në Somali


Somali - foto arkivi
Somali - foto arkivi

Grupi xhihadist, Al Shabab, ka kryer një sulm masiv në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët pranë selisë së inteligjencës.

Abdiasis Abu Musab, zëdhënës i Al Shababit, ka thënë për agjencinë Reuters se “shumë forca të inteligjencës” janë vrarë.

Policia somaleze, në anën tjetër, ka konfirmuar vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë dhe të katër militantëve.

Sulmi i sotëm vjen një ditë pasi Al Shababi ka vrarë tetë policë në jugperëndim të Mogadishusë.

Militantët janë zotuar se do të intensifikojnë sulmet gjatë Muajit të Ramazanit, i cili ka nisur këtë javë.

XS
SM
MD
LG