Ndërlidhjet

IS-i vendos mina tokësore në Palmira


Palmira, Siri
Palmira, Siri

Militantët e Shtetit Islamik (IS) janë duke vendosur mina tokësore dhe eksplozivë përreth rrënojave të qytetit antik të Sirisë, Palmira.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, i cili monitoron luftën në Siri, ka thënë se nuk është e qartë nëse IS-i i vendos bombat për të shkatërruar qytetin apo për të mbajtur larg forcat qeveritare.

Luftëtarët e IS-it kanë marrë kontrollin e Palmirës, njërit prej qyteteve me rëndësinë më të madhe historike në Lindjen e Mesme, qysh në muajin maj.

Drejtori i Vëzhguesit Sirian, Rami Abdel Rahman, ka thënë se ushtarët jashtë Palmirës kanë sjellë përforcime në ditët e fundit dhe mund të jenë në përgatitje të një operacioni për rikthimin e qytetit.

Ai po ashtu ka thënë se forcat qeveritare kanë kryer sulme ajrore në pjesën e banuar të qytetit dhe kanë vrarë së paku 11 njerëz në tre ditët e fundit.

XS
SM
MD
LG