Ndërlidhjet

Përleshje mes të zhvendosurve dhe policisë pakistaneze


Foto nga kampi i personave të zhvendosur nga Vaziristani Verior
Foto nga kampi i personave të zhvendosur nga Vaziristani Verior

Së paku dy persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në mes të forcave të sigurisë dhe personave të zhvendosur brenda vendit në qytetin Bannu në veripërëndim të Pakistanit.

Dhuna filloi në mbrëmjen e 21 qershorit në kampin Bakakhel, ku janë të vendosur rreth 20,000 persona të zhvendosur nga Vaziristani Veriror, si pasojë e një operacioni ushtark që forcat e sigurisë kanë filluar kundër talebanëve në qershorin e vitit 2014.

Një dëshmitarë i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Radio Mashaal se të zhvendosurit u tërbuan nga lajmi se rojet e sigurisë kishin torturuar një të zhvendosur, teksa kanë tentuar të hynin në kamp.

Forcat e sigurisë ndërkaq hodhën gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ende nuk është e qartë se sa është numri i personave të vrarë, pasi që policia ka ndaluar që gazetarët të hyjnë në atë zonë.

Nga operacionet ushtarake në Vaziristanin Verior janë të zhvendosur mbi 1 milion njerëz, shumica prej të cilëev jetojnë në zonën e Bannus apo afër Peshavarit.

XS
SM
MD
LG