Ndërlidhjet

BE zgjatë për 6 muaj sanksionet anti-ruse


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj, deri në fund të muajit janar 2016.

Ky vendim i marrë në takimin e Luksenburgut vjen pasi ambasadorët e BE-së më 17 qershor u pajtuan që sanksionet kundër Rusisë, në sektorin e energjisë, financave dhe sektorin ushtarak, të zgjaten për shkak të aneksimit të Krimesë në muajin korrik të vitit 2014 dhe për mbështjetjen e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sanksionet ekonomike kundër Rusisë fillimisht BE-ja i kishte shqiptuar në mars por vendimi i sotëm që ato të mbesin në fuqi edhe për 6 muaj vjen si masë që Rusia të zbatojë krejtësisht marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minks.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjithashtu u pajtuan që të nisin një mision detar në Mesdhe për të luftuar kontrabanduesit të cilët po sjellin në mënyrë të paligjshme mijëra migrantë, nëpër rrugëtimin e rrezikshëm prej ujërave të Libisë për në Evropë.

XS
SM
MD
LG