Ndërlidhjet

Carter: Aleatët e NATO-s të përballen bashkërisht me Moskën


Ash Carter, foto nga arkivi
Ash Carter, foto nga arkivi

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash carter, i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s, të përballen bashkërisht me agresionin e Rusisë dhe kërcënimet tjera të sigurisë në rajon.

Ai megjithatë ka insistuar se askush nuk është në kërkim të një Lufte të re të ftohtë apo të një konflikti me Moskën.

Duke folur jo larg nga Porta ikonike e Brandenburgut në Berlin, Carter ka nënvizuar përparimin që Evropa përgjithësisht ka arritur që prej Luftës së Ftohtë, duke thënë se Rusia nuk duhet lejuar që ta kthejë orën prapa në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG