Ndërlidhjet

Stoltenberg: Aleanca nuk do të futet në garë për armë me Rusinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se aleanca nuk do të futet në garën për armë me Rusinë por duhet t’i kundërvihet “veprimeve agresore” të Moskës në Ukrainë.

Para takimit me ministrat e mbrojtjes së NATO-s, Stoltenberg tha se “ne nuk do të futemi në një garë për armë por ne duhet që t’i mbajmë të sigurta vendet tona”.

“Nuk ka asnjë dyshim se për veprimet agresive në Evropë, Rusia është përgjegjëse”, tha Stoltenberg duke iu referuar aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së vazhdueshme që Rusia po u jep rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ministrat e mbrojtjes pritet që të miratojnë masa, duke përfshirë këtu dyfishimin e reagimit të shpejt të forcave të NATO-s.

Më 23 qershor Uashingtoni ka thënë se do të parapozicionojë armë të rënda në Evropën qendrore dhe lindore.

Stoltenberg tha se reagimi iNATO-s ishte “mbrojtës, proporcional dhe në përputhje me të gjitha detyrimet tona ndërkombëtare”.

“Rusia vazhdon të dërgojë trupa dhe furnizime në lindje të Ukrainës. Nuk ka asnjë dyshim se Rusia është përgjegjëse për veprimet agresuve në Evropë”, tha ai.

XS
SM
MD
LG