Ndërlidhjet

Akuzohet për përvetësim, deputeti që kundërshtoi aneksimin


Deputeti rus Ilya Pnomaryov
Deputeti rus Ilya Pnomaryov

Autoritetet ruse kanë ngritur akuza për përvetësim parashë ndaj Ilya Ponomaryov, i cili është përfaqësuesi i vetëm i Dumës ruse, që ka votuar kundër aneksimit të Krimesë nga Moska.

Komiteti Federal i Hetimeve ka thënë sot se 750,000 dollarë i janë paguar Ponomaryovit nga një fondacion shtetëror i teknologjisë, për ligjërata, por ai ka dhënë vetëm disa komente të shkurtëra.

Ponomaryov është anëtarë i partisë Just Russia, dhe ka votuar kundër aneksimit të Krimesë në vitin 2014, pasi Rusia morri nën kontroll këtë gadishull.

Për momentin ai është në Shtetet e Bashkuara dhe i është hequr imuniteti i deputetit, me kërkesë të Prokurorisë në muajin prill.

Nëse ai dështon të paraqitet në gjykatë rrezikon të futet në listën e personave më të kërkuar të Rusisë.

XS
SM
MD
LG