Ndërlidhjet

Luftime në disa qytete siriane


Kobani, foto arkiv
Kobani, foto arkiv

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut thotë se militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë në qytetin në verilindje të Sirisë, në Hasakeh gjatë natës, duke marrë nën kontroll dy lagje nga forcat qeveritare, pas përleshjeve të ashpëra.

Vëzhguesi sirian thotë se së paku 30 ushtarë të regjimit dhe 20 militantë të IS-it janë vrarë gjatë luftimeve për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, ku disa hapësira të tij kontrollohen po ashtu nga milicia kurde.

Në ndërkohë, një makinë bombë ka shpërthyer afër qytetit Kobani, i cili është në kufi me Turqinë. Militantët e IS-it janë duke e sulmuar këtë qytetet nga tre anë.

Milicia kurde njofton se nga sulmi janë vrarë dhe plagosur disa persona por nuk ka dhënë një numër të sakt të viktimave.

Forcat kurde me ndihmën e sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara me aleatë, kanë arritur të rifitojnë kontrollin e qytetit Kobani, të cilin për 4 muaj e kishin nën kontroll militantët e IS-it.

XS
SM
MD
LG