Ndërlidhjet

Sulm në Francë, së paku një i vrarë


Francë - foto arkivi
Francë - foto arkivi

Raportet që citojnë burime ligjore thonë se një sulmues, që mbante një flamur me mbishkrime islamike, ka vrarë një person dhe ka plagosur disa të tjerë në një fabrikë gazi në afërsi të qytetit Grenoble, në lindje të Francës.

Sulmuesi i dyshuar ka hyrë në fabrikë dhe ka shpërthyer disa pajisje të vogla.

Një trup me kokë të prerë është gjetur pranë fabrikës.

Burimet thonë se është bërë së paku një arrestim, edhe pse ka raporte për dy sulmues - që të dy me flamuj islamikë.

Sulmi vjen gati gjashtë muaj pas sulmeve terroriste në dhe përreth Parisit, të cilat kanë lënë të vrarë 17 njerëz.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se do të shkojë menjëherë në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG