Ndërlidhjet

Vatikani nënshkruan marrëveshje me Autoritetin Palestinez


Vatikan
Vatikan

Vatikani ka nënshkuar marrëveshjen e parë historike me Autoritetin Palestinez.

Nënshkrimi vjen dy vjet pasi Vatikani ka njohur Palestinën si shtet.

Marrëveshja, e cila është negociuar për 15 vjet, është arritur në parim muajin e kaluar dhe është dënuar fuqishëm nga Izraeli, i cili ka thënë se është hap prapa në procesin e paqes.

Marrëveshja mbulon jetën dhe veprimtarinë e Kishës në Palestinë.

Zyrtarët në Vatikan e kanë përshkruar atë si reflektim të dëshirës së Kishës për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë me zgjidhjen me dy shtete.

XS
SM
MD
LG