Ndërlidhjet

SHBA: Lëvizjet e Kinës krahasohen me ato të Rusisë në Ukrainë


Antony Blinken
Antony Blinken

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Antony Blinken, mbrëmë i ka krahasuar lëvizjet e Kinës për të marrë territore të reja, duke e ndërtuar një ujëdhesë në Detin Jugor Kinez, me lëvizjet e Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Blinken, që është zëvendës sekretar amerikan i shtetit, tha se projektet e Kinës paraqesin “kërcënim për paqen dhe stabilitetin”.

“Si në pjesën lindore të Ukrainës, ashtu edhe në Detin e Jugor Kinez, jemi dëshmitarë të përpjekjeve për ndryshim të njëanshëm dhe me forcë të gjendjes status kvo, kundër të cilave qëndrojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha Antony Blinken, gjatë një fjalimi në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington.

Këto komente u bënë derisa Filipinet janë ankuar se Kina po ndërton ishuj artificialë në së paku dy shkëmbinjë nënujorë, ndaj të cilave pretendojnë edhe Filipinet.

Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ruajnë paqen dhe lirinë e navigacionit në rajon.

“Mënyra për të ecur përpara për Kinën dhe të gjithë pretenduesit, është ngrirja e aktiviteteve të tyre dhe zgjidhja e dallimeve në harmoni me ligjin”, tha Blinken.

XS
SM
MD
LG