Ndërlidhjet

Kuvajt: Nderime për të vrarët në xhami


Besimtarët në xhami pas sulmit vetëvrasës në Kuvajt

Mijëra njerëz në Kuvajt kanë marrë pjesë në ceremonitë e varrimit për 27 njerëzit e vrarë dje nga një sulm vetëvrasës në një xhami shiite.

Afro 200 persona të tjerë ishin plagosur nga sulmi i djeshëm në xhaminë Imam Sadid në qytetin e Kuvajtit.

Policia tha se po zhvillohen hetime ndaj disa të dyshuarve, që mund të kenë lidhje me sulmuesin vetëvrasës. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë një grup i lidhur me militantët e Shtetit Islamik.

Policia e ka arrestuar pronarin e automobilit me të cilin është transportuar eksplozivi.

Mijëra sunitë dhe shiitë nga i gjithë Kuvajti kanë marrë pjesë në ceremonitë e varrimit dhe në lutjen në Xhaminë e Madhe në qytetin e Kuvajtit.

Shumë pjesëmarrës në varrim e bartnin flamurin e Kuvajtit, disa të tjerë e kishin marrë një flamur të zi për të shprehur pikëllim dhe dhembe.

Disa në masën e tuburar kanë brohoritur se “sunitët dhe shiitët janë vëllezër”.

XS
SM
MD
LG