Ndërlidhjet

Bagdad: Së paku 10 të vrarë nga sulmet me bomba


Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Bagdad
Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Bagdad

Së paku 10 vetë janë vrarë sot nga disa sulme me bomba në kryeqytetin Bagdad të Irakut.

Në sulmin më vdekjeprurës, janë vrarë pesë vetë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga makina-bombë, në pjesën juglindore të Bagdadit.

Një bombë tjetër ka shpërthyer në një treg të jashtëm në periferinë lindore të Bagdadit, duke vrarë tre vetë dhe plagosur tetë të tjerë.

Sulmi i tretë ka ndodhur në një treg të pemëve dhe perimeve në pjesën jugore të Bagdadit, me ç’rast janë vrarë dy vetë dhe plagosur tre të tjerë.

XS
SM
MD
LG