Ndërlidhjet

Obama: Të shqyrtohet çështja e racizmit dhe dhunës me armë


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha mbrëmë se amerikanët për një kohë shumë të gjatë ishin “të verbër” ndaj “kaosit unik”, të shkaktuar nga dhuna e armëve në këtë vend.

Derisa ka shprehur nderim për klerikun e vrarë në Çarlston, Clementa Pinckney, zoti Obama tha se do të ishte tradhëti ndaj kujtimit të këtij personaliteti, nëse ky vend nuk e shqyrton çështjen e racizimit dhe dhunës me armë.

Kleriku Pickney ishte në mesin e 9 të vrarëve nga sulmi i një personi të armatosur gjatë një ligjërate për Biblën, javën e kaluar.

Obama, po ashtu është shprehur edhe për flamurin e konfederatës, për të cilin tha se paraqet përkujtim të “shtypjes sistematike dhe nënshtrimit racial”.

XS
SM
MD
LG