Ndërlidhjet

Greqi: Parlamenti e miratoi referendumin për kredi të re


Alexis Tsipras gjatë fjalimit në Parlamentin e Greqisë
Alexis Tsipras gjatë fjalimit në Parlamentin e Greqisë

Parlamenti i Greqisë e ka miratuar planin për mbajtjen e referendumit lidhur me kushtet për kredi të re. Ky referendum planifikohet të organizohet më 5 korrik.

Në fjalimin e tij para votimit, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, tha se është i vetëdijshëm se “populli grek do ta thotë një jo të theksuar ndaj ultimatumit” të kreditorëve të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas tij, referendumi “nuk është përpjekje për ndarje me Evropën, por ndarje me praktikat që janë ofenduese për Evropën”.

Partnerët e vendeve të eurozonës kanë reaguar negativisht ndaj planit për referendum dhe dje e kanë refuzuar kërkesën e Athinës për zgjatjen e programit të kreditimit pas 30 qershorit.

Në këtë ditë, Greqia duhet t’i paguaj Fondit Monetar Ndërkombëtar 1.6 miliardë euro.

Pa fonde të reja ka shqetësime se Greqia mund të largohet nga eurozona, ndërsa ekonomia e saj mund të shkatërrohet.

XS
SM
MD
LG