Ndërlidhjet

Francë: Sulmuesi kishte dërguar selfie me kokën e të vrarit


Pamje nga qyteti Lion në Francë
Pamje nga qyteti Lion në Francë

Personi i dyshuar për sulm në një fabrikë në Francë raportohet se kishte dërguar një selfie, ku shihej me kokën e prerë të ish-shefit të tij.

Burime të sigurisë thanë se i dyshuari për këtë sulm, Yassin Salhi, e kishte dërguar këtë foto nëpërmjet aplikacionit WhatsApp në Kanada, pas sulmit më 26 qershor, afër qytetit francez, Lion.

Hetuesit ende po përpiqen ta identifikojnë personin të cilit iu dërgua kjo selfie.

Yassin Salhi, 35 vjeçar, është i akuzuar se me automobil ka depërtuar me dhunë në hapësirën me fluide të ndjeshme ndaj zjarrit, me ç’rast ka shkaktuar eksplodim.

Më vonë, është gjetur trupi i pajetë i ish-shefit të tij, Herve Cornara, saë bashku me flamujt e Shtetit Islamik (IS).

Hetuesit policorë po e marrin në pyetje Yassin Salhin, baba i tre fëmijëve, gruan e tij dhe motrën.

Ky sulm u bë gati 6 muaj pas sulmeve islamike në dhe rreth Parisit, me ç’rast u vranë 17 vetë. Sulmet në muajin janar kishin filluar me të shtënat në redaksinë e revistës satirike, Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG