Ndërlidhjet

Shqipëri: Arrestohen dy vëllezër të dyshuar për vrasjen e policit


Policia speciale e Shqipërisë në vendin ku ishte vrarë një pjesëtar i saj
Policia speciale e Shqipërisë në vendin ku ishte vrarë një pjesëtar i saj

Policia e Shqipërisë i ka arrestuar dy vëllezër të dyshuar se e kanë udhëhequr grupine të rinjëve, që e kanë qëlluar për vdekje një oficer të lartë të policisë, gjatë një ndërhyrjeje në fshatin Lazarat, i njohur për prodhimin e drogës kanabis, në vlerë prej qindra miliona dollarësh.

Në kërkimin e afro 500 policëve, të mbështetur nga helikopterët, janë gjetur dy vëllezër nga fshati Lazarat, që fshiheshin në një strehë në një zonë malore, afro 18 kilometra nga shtëpia e tyre.

Policia tha se Arbion Aliko, 20, dhe Alban Aliko, 18 vjeçar, kishin për detyrë stërvitjen e dhjetëra të rinjëve gjatë periudhës prej 6 muajsh, për ta sulmuar policinë, në mënyrë që të ripërtrihet prodhimi i kanabisit në Lazarat, pas goditjes masive të forcave të sigurisë, vitin e kaluar.

Oficeri elit policor, Ibrahim Basha, 31 vjeçar, ishte vrarë me një armë snajperike ruse, kur ekipi i tij po i ndihmonte kolegët e sulmuar.

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha se “ata që morën guxim” ta sulmojnë policin, tash “janë arrestuar dhe ballafaqohen me drejtësinë”.

Babai i të arrestuarve, Adil Aliko, tha se djemtë e tij “nuk kanë shtënë kundër policisë”, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

Qershorin e kaluar, policia i ka shkatërruar 71 tonelata të kanabisit dhe më se 130 mijë fije, 5 kilogramë heroinë, katër tonelata të farës së kanabisit dhe 17 litra të vajit të kanabisit.

Janë konfiskuar edhe afro 500 armë, disa prej tyre të rënda, dhe qindra mijëra plumba.

Policia italiane ka vlerësuar se në vitin 2013 në Lazarat ishte prodhuar kanabis në vlerë prej 4.5 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG