Ndërlidhjet

Avioni me energji diellore tenton të kalojë Paqësorin


Aeroplani Solar Impulse 2
Aeroplani Solar Impulse 2

Një aeroplan me energji diellore ka filluar tentimin e tij të dytë për të thyer rekordin e fluturimit përmes Oqeanit Paqësor.

Aeroplani Solar Impulse 2, ka fluturuar nga Japonia qendore sot dhe është nisur drejt Hawait, e cila është pjesa më sfiduese e fluturimit, në të cilin do të përdoret vetëm energjia diellore.

Udhëtimi për në Hawai është 7,900 kilometra dhe pritet që të përfundojë pas pesë ditësh.

Tentimi i parë për të udhëtuar përmes Oqeanit Paqësor dështoi pas ndryshimeve të motit, të cilat detyruan që aeroplani të ateronte.

Nëse ky fluturim, i përbërë nga ekuipazhi zviceranë arrinë të përfundojë me sukses, atëherë do të thej rekordin e kohëzgjatjes së të gjatë të fluturimit solo si dhe rekordin e fluturimit më të gjatë të një aeroplani, të furnizuar vetëm me energji nga dielli.

XS
SM
MD
LG