Ndërlidhjet

Talebanët vrasin 11 ushtarë afganë


Foto arkiv
Foto arkiv

Luftëtarët talebanë kanë vrarë 11 ushtarë afganë, pasi kanë zënë në pritë një autokolonë ushtarake në perëndim të vendit.

Burimet brenda ushtrisë kanë thënë se autokolona u sulmua me armë të rënda natën e 28 qershorit, në qarkun Karokh në Provincën Herat.

Luftimet në mes të talebanëve dhe ushtarëve afganë zgjatën për 5 orë, i ka thënë një zyrtarë i ushtrisë agjencisë Reuters.

Forcat afgane kanë pësuar humbje në njerëz, pasi talebanët kanë filluar ofenzivën e tyre në muajin prill.

Shumica e trupave ndërkombëtare janë tërhequr nga Afganistani fundin e vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG