Ndërlidhjet

Vjenë: Takohen John Kerry dhe Sergei Lavrov


Sergei Lavrov (djathtas) dhe John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm
Sergei Lavrov (djathtas) dhe John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, nesër do të takohen në Vjenë të Austrisë.

Mëtutje, duke folur para gazetarëve sot në Moskë, zoti Lavrov nuk ka dhënë më tepër detaje lidhur me takimin me kolegun e tij amerikan.

Ministrat e jashtëm dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, gjenden në Vjenë, për bisedime me delegacionin e Iranit, lidhur me programin atomik të këtij venndi.

Parashihej që para 30 qershorit të arrihej marrëveshja finale gjithpërfshirëse, por zyrtarë të lartë thanë se negociatat mund të zgjasin “për pak ditë” pas 30 qershorit.

Marrëveshja synon kufizimin e programit atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Gjashtë fuqitë botërore dëshirojnë ta kufizojnë programin e Teheranit, pasi kanë shqetësime se ai mund të shfrytëzohet për prodhim të armatimit atomik.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet e këtilla dhe thotë se programi i tij atomik ka qëllime civile.

XS
SM
MD
LG