Ndërlidhjet

Egjipt: Prokurori shtetëror vdiq në spital, pas sulmit me bombë


Pamje pas sulmit të sotëm me bombë kundër konvojit të prokurorit Barakat në Kajro
Pamje pas sulmit të sotëm me bombë kundër konvojit të prokurorit Barakat në Kajro

Prokurori shtetëror i Egjiptit, Hisham Barakat, ka vdekur sot në spital, pasi konvoji ku gjendej ai ishte sulmuar në kryeqytetin Kajro.

Ministri i drejtësisë i Egjiptit, Ahmed al-Zind, tha se Birkam vdiq në spital, ku ishte dërguar së bashku me disa truproje të tij, pasi konvoji i tij sot ishte sulmuar me bombë.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Heliopolis, afër një akademie ushtarake.

Aktualisht, militantët e Shtetit islamik (IS) kanë bërë thirrje për sulme kundër sistemit gjyqësor në Egjipt, pas ekzekutimit me varje të gjashtë militantëve të dënuar me vdekje.

Prokurori i vrarë, Hisham Barakat, e ka mbikëqyrë procesin e ndjekjes së mijëra militantëve islamistë të dyshuar, prej përmbysjes së presidentit, Mohammad Morsi, në vitin 2013, ndërsa qindra prej tyre janë ekzekutuar.

XS
SM
MD
LG