Ndërlidhjet

Afganistan: Protestë kundër një operacioni të NATO-s


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetëra vetë kanë protestuar sot në rrugët e provincës Parvan në Afganistan, në veri të kryeqytetit Kabul, kundër një operacioni të forcave të jashtme, të udhëhequr nga NATO-ja.

Gjatë natës së mbrëmshme, këto forca e kanë shkatërruar një bunker me municion në qarkun Bajan, me ç’rast nuk ka pasur viktima.

Misioni i NATO-s në Afganistan tha se operacioni është udhëhequr nga forcat e Shteteve të Bashkuara.

Shefi i policisë, Mohammad Zaman Mamoozai, tha se në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat afgane.

Protestuesit i kanë ndezur gomat në një treg dhe kanë brohoritur parulla kundër Shteteve të Bashkuara.

Ata thanë se para se të shkatërroheshin, municionet kanë mundur të zhvendosen larg nga hapësirat e banuara.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, kanë urdhëruar hetime lidhur me këtë operacion.

XS
SM
MD
LG