Një person ka vdekur nga Ebola në Liberi, duke shënuar rastin e parë prejse vendi është shpallur i pastër nga sëmundja.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Tolbert Nyenswah, ka thënë se testet kanë konfirmuar se 17-vjeçari ka vdekur nga virusi Ebola.
Ai ka thënë se zyrtarët janë duke hetuar se si ka ardhur deri tek infektimi i viktimës.
Liberia është shpallur e pastër nga Ebola gjashtë javë më parë.
Mbi 11,000 njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje qysh në dhjetor të vitit 2013, shumica e tyre në Liberi, Guine dhe Siera Leone.
Ky ka qenë shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës në histori.