Ndërlidhjet

OKB: Ushtria e Sudanit Jugor ka torturuar vajza


Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir.
Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir.

Ushtria e Sudanit Jugor dhe milicitë aleate “kanë rrëmbyer, djegur dhe përdhunuar në grup vajza”, gjatë luftimeve me forcat e armatosura rebele, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, së paku 172 gra dhe vajza të rrëmbyera, kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

Qeveria mohon se ushtria e saj ka kryer mizori, por thotë se do të studiojë raportin.

Lufta civile në Sudanin Jugor ka nisur në dhjetor të vitit 2013, kur presidenti Salva Kiir ka akuzuar zëvendësin e tij të shkarkuar, Riek Machar, për komplot të grushtshtetit.

XS
SM
MD
LG