Ndërlidhjet

Zgjatet afati për marrëveshje me Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë zgjatur deri më 7 korrik afatin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për programin bërthamor të Iranit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Fillimisht ka qenë e paraparë që afati për marrëveshje të skadojë sot në mesnatë.

Irani, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për finalizimin e një marrëveshjeje, në bazë të së cilës, Teherani do të zvogëlonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Negociatat përfshijnë Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, homologun e tyre rus, Sergei Lavrov, dhe të tjerë.

XS
SM
MD
LG