Ndërlidhjet

Militantët vrasin së paku 36 ushtarë e civilë në Egjipt


Provinca Sinai
Provinca Sinai

Zyrtarët egjiptianë thonë se së paku 36 ushtarë dhe civilë si dhe 38 militantë janë vrarë gjatë një përleshje të armatosur në rajonin e trazuar të Sinait.

Militantët kanë nisur sulme të koordinuara në disa postblloqe në mëngjes, duke u përleshur me forcat e sigurisë.

Grupi militant Shteti Islamik në Provincën Sinai ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Ushtria thotë se 5 postblloqe janë sulmuar nga rreth 70 militantë dhe ushtarët kanë shkatërruar 3 makina të tyre me armë anti-ajrore.

Militantët në veri të Sinait prej vitesh luftojnë forcat e sigurisë por sulmet e tyre u ndalën kur ra nga pushteti Mohammed Morsi në korrikun e vitit 2013.

XS
SM
MD
LG