Ndërlidhjet

Vdiq britaniku që i shpëtoi qindra fëmijë çekë nga Holokausti


Nicholas Winton
Nicholas Winton

Shtetasi britanik, Nicholas Winton, që i ka shpëtuar qindra fëmijë hebrenjë në Pragë të Çekisë, nga nazistët, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 106 vjeçare, ka njoftuar dje familja e tij.

Ai ka vdekur në gjum në spitalin Wexham në Slough, në perëndim të Londërs.

I lindur në Londër, nga prindërit gjermanë dhe hebrenjë, i ndjeri kishte udhëtuar në Çekosllovakinë e atëhershme të okupuar nga nazistët si i ri, derisa punonte për Bursën e Londrës.

Ai në vitin 1939 e organizoi transportin me trena të 699 fëmijëve, shumica prej tyre hebrenjë, për në Britani, duke i shpëtuar ata nga kampet e përqendrimit dhe pothuajse vdekja e sigurt.

Një tren shtesë planifikohej të nisej nga Praga më 3 shtator të vitit 1939, në ditën kur Britania i shpalli luftë Gjermannisë, por tashmë kufijtë ishin të mbyllur.

Asnjëri nga 250 fëmijët që do të udhëtonin nuk janë parë kurrë. Të gjithë ata mendohet se kanë vdekur në Holokaust.

Kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka, tha se Winton “do të mbetet përgjithmonë simbol i guximit, i humanistit të thellë dhe modestisë së jashtëzakonshme”.

XS
SM
MD
LG