Ndërlidhjet

Rusi: Strategjia e re ushtarake amerikane – konfrontuese


Dmitry Peskov
Dmitry Peskov

Rusia e ka kritikuar strategjinë e re ushtarake të Shteteve të Bashkuara si “konfrontuese”, duke thënë se nuk do të ndihmoj në përmirësimin e raporteve me Moskën, që janë përkeqësuar lidhur me krizën në Ukrainë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, tha sot se strategjia e paralajmëruar amerikane indikon “qasje konfrontuese, e liruar nga çfarëdo objektiviteti kah vendi ynë”.

Në dokumentin e publikuar mbrëmë nga Uashingtoni, thuhet se Rusia disa herë ka “demonstruar se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të vet dhe se është e gatshme të përdorë forcë për arritjen e qëllimeve të veta”.

Sipas raportit të Pentagonit, aksionet e ushtrisë së Rusisë po e shkatërrojnë sigurinë rajonale në mënyrë direkte dhe nëpërmjet forcave të autoritzuara.

Raportet e Moskës me perëndimin janë në pikën më të ukët prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë imponuar sanksione kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG