Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina, optimiste për Iranin


Vjenë
Vjenë

Rusia dhe Kina kanë thënë se Irani dhe fuqitë botërore janë pranë arritjes së marrëveshjes përfundimtare për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka thënë se “të gjitha palët mendojnë se kjo çështje do të zgjidhet në ditët e ardhshme”.

Edhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka thënë se ka “mundësi të mëdha” që marrëveshja të arrihet shpejt.

Negociatorët janë duke punuar për një marrëveshje, në bazë të së cilës Irani do të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ata i kanë zgjatur vetes afatin për marrëveshje deri më 7 korrik.

Negociatat po zhvillohen në Vjenë.

XS
SM
MD
LG