Ndërlidhjet

Mustafa, Engel ritheksojnë rëndësinë e Speciales


Prishtinë, 3 korrik 2015.
Prishtinë, 3 korrik 2015.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Mustafa dhe Engel kanë biseduar për proceset aktuale në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Dy zyrtarët e lartë, mes tjerash, kanë theksuar “rëndësinë e madhe” që ka themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, pasi që kjo, sipas tyre, dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Në takim është biseduar edhe për dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për zhvillimet e tjera në rajon, me ç‘rast është vlerësuar "roli konstruktiv i Kosovës në këto procese".

Kongresisti Engel ka shprehur përkrahjen e mëtejshme për avancimin e proceseve dhe progresit në Kosovë.


XS
SM
MD
LG