Ndërlidhjet

Shqipëri: Ka filluar projekti i gazit TAP


Ilustrim
Ilustrim

Projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) ka filluar të investoj në infrastrukturë në Shqipëri, në kuadër të përgatitjeve për ndërtimin e gaszjellësit vitin e ardhshëm.

TAP ka njoftuar sot se ka filluar ndërtimin dhe rahabilitimin e afro 100 kilometrave të rrugëve sekondare dhe urave, përgjatë trasesë së gazsjellësit në Shqipëri, por nuk ka paraqitur të dhëna lidhur me shumën totale të investimeve, raporton AP nga Tirana.

Sipas drejtorit menaxhues, Ian Bradshaw, ky projekt, gazjsellësi i gjatë 870 kilometra nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan, nëpër Turqi, Greqi dhe Shqipëri, dhe nën ujë në Itali, planifikon që “në mënyrë të sigurt të sjellë gaz Kaspik në Evropë, në fillim të vitit 2020”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë projekt e ka vlerësuar si “një nga investimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë”.

XS
SM
MD
LG