Ndërlidhjet

Netanyahu: Irani, shteti më i rrezikshëm në botë


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu

Përderisa negociatorët në Vjenë janë afër arritjes së marrëveshjes, e cila do t’i heqë sanksionet ekonomike Iranit, në këmbim të frenimit të aktiviteteve bërthamore të Republikës Islamike, Izraeli ka reaguar lidhur se sa e rrezikshme mund të jetë një marrëveshje e tillë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur Iranin “shteti më i rrezikshëm në botë”.

“Prej momentit kur të hiqen sanksionet, dhjetëra ose qindra miliarda dollarë do të largohen nga ekonomia iraniane, gjë e cila nuk mund të rikuperohet”, ka thënë Netanyahu.

Komentet e Netanyahut vijnë pas paralajmërimit që bëri më 2 korrik se rreziku nga Shteti Islamik nuk është “asgjë” në krahasim me perspektivën e një Irani bërthamor.

"Natyrish, askush me një mendje të shëndosh nuk do ta konsideronte mundësinë e dhënies së armëve bërthamore Shtetit Islamik. Por në negociatat që po ndodhin tani me Iranin, këtë gjendje ekstreme që e përhapë terrorizmin në mbarë botën është duke iu dhënë aftësia për një zhvilluar një arsenal të armëve bëthamore me shumë bomba bërthamore”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG