Ndërlidhjet

Kerry: Ka përparim por bisedimet edhe mund të dështojnë


Sekretari amrikan i Shtetit, John Kerry në Vjenë
Sekretari amrikan i Shtetit, John Kerry në Vjenë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha në Vjenë se se në bisedimet për programin bërthamor të Iranit ka përparim të vërtetë por “ne akoma nuk jemi aty ku duhet të jemi” , duke shtuar se bisedimet mund edhe të dështojnë.

“Tashmë është koha që të shohim se a mund ajo jo të përmbyllim një marrëveshje”, u tha sot Kerry gazetarëve në Vjenë, në ditën e nëntë të bisedimeve në mes Teheranit dhe 6 fuqive botërore.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura që të tërhiqen nga bisedimet nëse ka papajtueshmëri absolute.

Irani dhe 6 fuqitë raportohet se kanë bërë përparim edhe në lehtësimin e sanksioneve për Teheranin, në bisedimet maratonike bërthamore por palët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara në disa çështje, siç është edhe evidentimi i aktivitetit të mëparshëm bërthamor i Iranit.

Më herët, diplomatët thanë se tentuan të arrijnë një marrëveshje paraprake në krijimin e një mekanizmin për suspendimin e sanksioneve të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian mbi Iranin.

Por 6 fuqitë botërore akoma nuk janë pajtuar për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të hiqte sanksionet e OKB-së dhe të formojë një mjet të ri të ri-vendosjes së sanksioneve, nëse Irani nuk përmbushë një marrëveshje të ardhshme.

XS
SM
MD
LG