Ndërlidhjet

Nigeri: Dy sulme në qytetin Jos


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Nigeri
Pamje nga një sulm i mëparshëm në Nigeri

Dy eksplodime e kanë tronditur mbrëmë qytetin Jos në Nigeri.

Dëshmitarët thanë se cak i një sulmi ishte një restorant, ndërsa në shënjestër të tjetrit ishte një imam mysliman, i cili e kishte kundërshtuar grupin militant islamik, Boko Haram.

Një zëdhënës i policisë rajonale i ka konfirmuar sulmet, por nuk ka njoftuar për ndonjë viktimë eventuale.

Dëshmitarët thanë se ka pasur të vdekur dhe të plagosur, të cilët, sipas tyre, janë dërguar në spital.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme në Jos të shtetit Plateau, por më parë ka pasur sulme të ndërmarra nga grupi, Boko Haram.

Më herët gjatë ditës së djeshme, nga një sulmues vetëvrasës janë vrarë 6 vetë në një kishë në pjesën verilindore të Nigerisë, një javë pasi kryengritësit e dyshuar të Boko Haramit i vranë më se 200 njerëz.

Grupi ekstremist islamist, Boko Haram, tash e 6 vjet ka ndërmarrë një fushatë të dhunës në pjesën verilindore të Nigerisë.

XS
SM
MD
LG