Ndërlidhjet

AGK dënon kërcënimet ndaj gazetares Haxhiaj


Prishtinë
Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim njoftimin për kërcënimet e vazhdueshme të disa individëve të deklaruar si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj Serbeze Haxhiajt, gazetare në mediumin publik Radio Kosova.

Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar se është penguar dhe kërcënuar derisa po punonte në temën që ka për qëllim zbulimin e të vërtetave mbi statusin e dëshmorit në luftën e UÇK-së.

“Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga organet e rendit që t’i identifikojë sulmuesit dhe ta adresojë këtë çështje sipas ligjit”, thuhet në reagim.

“AGK i bën thirrje menaxhmentit të Radio Kosovës që të garantojë ambient të sigurt për gazetarët që punojnë në tema me interes të publikut, në mënyrë që në asnjë rast të mos ndikohet puna e tyre nga kërcënimet që vijnë nga jashtë”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

XS
SM
MD
LG