Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin vazhdojnë edhe “disa ditë”


Vjenë, 7 korrik 2015.
Vjenë, 7 korrik 2015.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore do të vazhdojnë edhe “për disa ditë”.

Afati për arritjen e një marrëveshjeje për programin atomik të Iranit ka qenë mesnata e sotme.

“Do të vazhdojmë të negociojmë edhe për disa ditë. Kjo nuk do të thotë se po shtyjmë afatin. Ju kam thënë edhe një javë më parë se ne e interpretojmë afatin në mënyrë fleksibile, që do të thotë se do të marrim kohën, ditët e nevojshme për të finalizuar marrëveshjen, e cila është ende e mundur, edhe pse jemi duke hyrë në një fazë të vështirë”, ka thënë Mogherini para gazetarëve në Vjenë.

Gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje me Iranin, në bazë të së cilës Republika Islamike do të kufizonte aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Afati fillestar për arritjen e kësaj marrëveshjeje ka qenë 30 qershori, por ai është shtyrë.

XS
SM
MD
LG