Dy sulme të telekomanduara kanë pasur në shënjetsër militantë besnikë të grupit Shteti Islamik (IS) në Afganistan, duke vrarë dhjetëra sish.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Nangarhar, Ahmad Zia Abdulzai, ka thënë se 49 militantë janë vrarë nga sulmet e dronëve në fshatin Mamd Dara, të qarkut Açin.
Por, një zyrtar i huaj, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se numri i të vrarëve është afër 25.
Një numër në rritje i militantëve po shprehin besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik në Afganistan, duke u bërë edhe shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse nga dronët e SHBA-së.