Ndërlidhjet

Arrestohen 3 vëllezër sauditë për sulmet në Kuvajt


Kuvajt Siti, 26 qershor 2015.
Kuvajt Siti, 26 qershor 2015.

Zyrtarët në Riad kanë bërë të ditur se tre vëllezër sauditë janë arrestuar për sulmet në një xhami të Kuvajtit më 26 qershor, në të cilat janë vrarë 26 njerëz.

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet në xhaminë shiite në Kuvajt Siti.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Riad ka cituar një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, e cila bën të ditur se njëri nga tre të dyshuarit është kapur në zonën Khafji, pranë kufirit të Kuvajtit, pasi ka hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.

I dyshuari i dytë është kapur në Kuvajt, ndërsa i treti në qytetin saudit, Taif.

Ministria ka thënë se dy nga vëllezërit kanë lindur në Kuvajt dhe kanë pasur lidhje me vëllain e katërt, i cili ndodhet në Siri, si pjesë e IS-it.

XS
SM
MD
LG