Ndërlidhjet

Japonia instalon Wi-Fi në malin më të lartë


Ilustrim
Ilustrim

Alpinistët që do të ngjiten në malin më të lartë të Japonisë, Fuji, së shpejti do të mund të lidhen me internet në maje.

Shërbimi i ri Wi-Fi do të nisë më 10 korrik dhe do të zgjasë deri në shtator.

Zyrtarët thonë se kanë pasur vazhdimisht kërkesa nga turistët evropianë dhe amerikanë për të përdorur internetin derisa ngjiten në mal.

Ata po ashtu shpresojnë se ky veprim do të tërheqë më shumë vizitorë.

Mali Fuji është i lartë 3,776.24 metra.

XS
SM
MD
LG