Ndërlidhjet

Budapesti aplikon për organizimin e Olimpiadës 2024


Budapest
Budapest

Qyteti i Budapestit dhe Komiteti Olimpik i Hungarisë kanë bërë publike ofertën për të organizuar Lojërat Olimpike Verore më 2024.

Kryetari i Budapestit, Istvan Tarlos, dhe kreu i agjencisë olimpike hungareze, Zslot Borkai, i kanë dërguar letër zyrtare presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

“Qyteti i Budapestit dhe Komiteti Olimpik i Hungarisë duan të marrin pjesë në procesin ofertues për zgjedhjen e qytetit mikpritës të Olimpiadës 2024”, thuhet në letër.

Me këtë hap, Budapesti i bashkohet Bostonit, Parisit, Romës dhe Hamburgut si kanidatë zyrtarë.

Afati për oferta është 15 shtatori.

XS
SM
MD
LG