Ndërlidhjet

Clinton udhëheq delegacionin e SHBA-së në Srebrenicë


Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka zgjedhur ish-presidentin Bill Clinton që të udhëheqë delegacionin e Shteteve të Bashkuara në ceremoninë përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, që do të shënohet këtë fundjavë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Clinton, së bashku me kongresistë dhe ish-sekretaren amerikane të Shetit Madeliene Albright, do të shkojnë më 11 korrik në Bosnje-Hercegovinë.

Në delegacionin amerikan gjithashtu bën pjesë senatori Roger Wicker dhe Jeanne Shaheen si dhe përfaqësuesit Eliot Engle dhe Peter King.

Afro 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në Srebrenicë në vitin 1995 nga forcat serbe, masakër e cila konsiderohet më e keqja që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lufta në Bosnje ka pasur një rol qendron në politikën e jashtme të administratës së Clinton. Ai më pas kishte avokuar për krijimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur.

XS
SM
MD
LG