Ndërlidhjet

Ministri rus: S’do ta humbim organizimin e Kupës së Botës


Ministri rus i Sportit Vitaly Mutko
Ministri rus i Sportit Vitaly Mutko

Rusia nuk do të humbas organizimin e Kupës së Botës në vititn 2018 për shkak të ndryshimeve në udhëheqjen dhe skandalet e korrupsionit në FIFA, ka thënë ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko.

“Këtu nuk ka kërcënim për ne. Kupa e Botës është një gur i çmuar që duhet ta vlerësojmë”, u tha ai gazetarëve në Moskë.

Mutko tha se kushdo që do të zgjedhet president i ri në FIFA , do ta mbështesë Rusinë.

“Nëse zgjidhet një president i ri.... atëherë ai do ta kuptoj shumë mirë se kjo është një xhevahir dhe ne duhet të kujdesemi për të”, tha ai.

Ministri i Sportit vazhdimisht ka thënë se oferta e vendit të tij për të qenë nikoqir i Kupës së Botës, ka qenë e pastër, pavarësisht dyshimeve se Rusia mund të preket nga hetimet për korrupsion në Federatën Botërore të Futbollit, hetime që po kryehen nga FBI dhe autoritetet zvicerane.

XS
SM
MD
LG