Ndërlidhjet

Bisedimet e Iranit, në fazën më të vështirë


Sergei Ryabkov
Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov thotë se bisedimet për programin bërthamor të iranit, kanë hyrë në fazën më të vështirë.

Duke folur në samitin BRICS që po mbahet në Ufa, kryeqytetin e republikës ruse të Bashkorstanit, Ryabkov ka thënë se të gjitha vendet që marrin pjesë në këto bisedime, janë duke punuar në propozimet e reja të prezantuara nga Teherani.

Ligjvënësit amerikanë thonë se presidenti Barack Obama, në një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë u ka thënë se mundësitë për të arritur marrëveshje me Iranin janë 50 për qind.

Afati përfundimtar për arritjen e marrëveshjes është vendosur të jetë 10 korriku.

Fuqitë botërore po synojnë që të frenojnë programin bërthamor të Republikës Islamike.

XS
SM
MD
LG