Ndërlidhjet

Hap punimet samiti BRICS në Rusi


Vladimir Putin ne samitin BRICS
Vladimir Putin ne samitin BRICS

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u takuar me liderët e vendeve në zhvillim në qytetin rus të Ufas në një samit që po shihet si një tentim i Moskës për të treguar se nuk është e izoluar, pavarësisht se vendet perëndimore po e akuzojnë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.

Liderët e vendeve që po marrin pjesë në samitin e BRICS- Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore-, pritet që të diskutojnë për konflitkin në lindje të Ukrainës, krizën ekonomike në Greqi dhe për kërcënimet nga militantët e Shtetit Islamik.

Duke folur në këtë samit, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se asnjëri nga partnerët e BRICS nuk i kanë thënë asgjë Rusisë, për aneksimin e Gadishullit të Krimesë.

XS
SM
MD
LG