Ndërlidhjet

Greqia para vendimeve të mëdha


Athinë
Athinë

Greqia ka kohë deri në fund të ditës së sotme për të paraqitur propozime të reja, për të siguruar paketën e tretë të ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtarë.

Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë se “orët e ardshme janë vendimtare”.

Propozimet e reja do të studiohen nga ministrat e finacave të Eurozonës të shtunën dhe në një samit të BE-së të dielën.

Qeveria greke, ndërkohë, ka zgjatur mbylljen e bankave deri të hënën.

Kreditorët i kanë kërkuar Greqisë reforma të gjera, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për të zhbllokuar fondet e ndihmës.

XS
SM
MD
LG