Ndërlidhjet

“Pak shenja” për marrëveshje me Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Negociatorët në bisedimet e Vjenës për programin bërthamor të Iranit thonë se shpresojnë të arrihet marrëveshja, edhe pse ka pak shenja konkretë në drejtim të saj.

Irani, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje, në bazë të së cilës, Teherani do të kufizonte aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Nëse marrëveshja nuk arrihet gjatë ditës së sotme, Kongresi do të kufizojë kohën që i duhet për të rishikuar një marrëveshje.

Kjo do të vonojë heqjen e sanksioneve të SHBA-së, që është një çështje madhore në bisedimet e Vjenës.

“Shpresojmë që sot është dita e fundit”, ka thënë kryenegociatori i Iranit, Ali Akbar Salehi, para takimit me sekretarin amerikan të energjisë, Erenest Moinz.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të bëjë një deklaratë rreth orës 19:00.

XS
SM
MD
LG