Ndërlidhjet

Vdes princi saudit Saud al-Faisal


Saud al-Faisal
Saud al-Faisal

Princi i Arabisë Saudite, Saud al-Faisal, që është njohur si ministri i Jashtëm që ka qëndruar në pozitë më së gjati në botë, duke parë kështu 4 dekada të një demokracie të trazuar, vdiq më 9 qershor.

Al-Faisal, 75, vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një sëmundjeje të pashërueshme. Varrimi i tij do të bëhet më 11 korrik në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës.

Princi Saud ishtre një nga anëtarët me profilin më të lartë në elitën e mbretërisë, para se të jepte dorëheqje në muajin prill, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai drejtoi diplomacinë e Arabisë Saudite, dhe u përball me kriza të njëpasnjëshme rajonale, si dhe mbajti në fokus marrëdhëniet me Perëndimin.

"Ai ishte simbol i sinqeritetit dhe punës së vështirë”, tha Pallati Mbretëror.

Ministri i Jashtëm franceza Laurent Fabius tha se ky diplomat i lartë “ka punuar pa lodhje për paqe dhe stabilitet në Lindje të Mesme".

Sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, shprehu “mërzinë e thellë” dhe tha se al-Faisal "ishte një burrë me shumë përvojë, ngrohtësi, i dinjitetshëm dhe dhe njohuri që i kanë shërbyer vendit të tij me besnikëri”.

XS
SM
MD
LG